Aksion për lirimin e plazheve publike, policia sekuestron 489 çadra dhe shezlongë te “Pema e Thatë”

Policia e Sarandës me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare.

Gjatë ditës së sotme u sekuestruan 489 çadra dhe shezlongë në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Gjithashtu u precedua penalisht administratori dhe pronarja e subjektit,shtetësja Gj.I, 58 vjeçe, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej