Aktiviteti i zi i N/Kolonel Fidel Yllit: nga “prehëri” i Aleksandër Meksit, te “tepsia” e Edi Ramës

Operacionin mafioz të rihapjes së basteve online, po e kontrollojnë vëllezërit Edi e Olsi Rama, ndërsa promovimin e tyre si gjoja “hap i ri për zhvillimin dhe modernizimin e sportit në Shqipëri”, po e bën trafikanti i mirënjohur Fidel Ylli.

Fidel Ylli, njohur si “ylli” i kokainës, vizave, kullave e bankave “lavatriçe”, nuk ka dalë në skenë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, por në vitin 1991, kur Sigurimi i Shtetit i dha gradën “N/kolonel” dhe e emëroi shef shoqërimi i Fatos Nanos e më pas i Aleksandër Meksit.

Ja çfarë ka deklaruar Fidel Ylli në muajin mars 2003, për ish-kryeministrin Aleksandër Meksi: – Leka Meksin e akuzojnë kot për vjedhjen e parave të fajdeve, ai nuk ka prekur asnjë qindarkë, pallatet po i ndërton me kursimet e tij. Unë kam qenë pranë tij dhe e di që nuk ka vjedhur…

Ja çfarë ka deklaruar Fidel Ylli për kryeministrin Edi Rama, në muajin tetor 2018: – Edi Ramën e kam shok, e kam vëlla, e kam krenari, e kam zemër, e kam shpirt e kam ideator dhe do vazhdojë miqësinë me të deri në fund të jetës time, sepse është shumë i ndershëm dhe i drejtë…

Siç kuptohet, Fidel Ylli është ndër të vetmit shërbëtor që u bën elozhe e u fsheh zullumet shefave të tij, jo se është i vërtetë, por sepse prej përdorjes që i ka bërë Meksi e prej përdorjes që po i bën Edi Rama prej 24 vitesh, Fideli Ylli ka vënë pasuri e ka marrë poste të larta.

P.sh.. dihet botërisht që Aleksandër Meksi e përdori Fidel Yllin për të vjedhur miliarda Lekë, Dollarë, Dhrahmi, Marka, Paund, Franga e Lireta nga firmat piramidale, kryesisht nga Sudja. Gjallica, Silva, Driza e Populli, para të cilat në vitin 1999, i hodhën në biznesin e ndërtimit të pallateve, ku Meksi ishte në hije, ndërsa Fideli ishte ‘presta nome’.

Gjatë 4 viteve në prehrin e Aleksandër Meksit, N/koloneli Fidel Ylli, u bë “mbreti” i kioskave në qendër të Tiranës dhe bosi i trafikut të kokainës, që përmes paprekshmërisë nga policia e SHIK, kontrollonte grupet kryesore.

Në emër të Aleksandër Meksit, duke mos lejuar policinë të vepronte, Fideli merrte përqindje fitimesh nga grupet e vogla të kokainës në Tiranë, Durrës e rrethe dhe monitoronte linjat e trafikimit të saj, por edhe të trafikut të femrave që rrëmbenin miqtë e tij dhe të afërm nga Skrapari e Berati.

Pas emërimit truproje i Meksit, N/koloneli Fidel Ylli uzurpoi Federatën e Mundjes e më pas Komitetin Olimpik, nëpërmjet të cilëve bëri biznes vizash deri në vitin 2010 kur u liberalizuan.

Në vitin 2000, Fideli filloi biznesin e basteve dhe kazinove me ma Dajlan Abdinë e kullës te sahati e 7 kulla të tjera në qendër të Tiranës, kohë kur krijuan monopolin e pastrimit të parave të krimit në sektorin e ndërtimit, duke përdorur si maskë të ardhurat nga bixhozi.

Në dhjetor 2000, Fideli u punësua prej Edi Ramës, si këshilltar i sporteve për Tiranën, por shërbente si sekser i lejeve për pallate, grabitje trojesh dhe ndërtonte me grupin Male-Naçi.

Në vitin 2009, Edi Rama e bëri deputet ku qëndroi për 3 mandate, ndërsa në prill 2021, Babloku dhe grupet tij oligarkike, përgatitën terrenin brenda federatave sportive përveç FSHF, që Fidel Ylli të zgjidhej Kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Përveç grabitjes së tokave në bregdet, Edi Rama po e përdor Fidel Yllin si lobues e përfaqësues të nismës ligjore për rihapjen e basteve, ku ai do jetë një nga përfituesit brenda monopolit që do krijojnë Edi e Olsi Rama me Gaz Demin.

Mjaftojnë këto indicie, që SPAK të skanojë aktivitetet kriminale dhe pasuritë e Fidel Yllit të Aleksandër Meksit e Edi Ramës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej