Erion Alibej ditën e sotme është thirrur në Gjykatën e Posaçme për të dëshuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pasi akuzohet si porositës për vrasjen e tyre.
Alibej është thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”, mësohet të ketë thënë Alibej.
Gjyqtarët janë shprehur se edhe më herët Erion Alibej kishte përdorur të njëjtin justifikim për t’ i shpëtuar gjykimit, por që i pandehuri këmbenguli , se problemi familjar sapo kishte ndodhur.
Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.
Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontatuan të parët trupin e pajet të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.
Kujtojmë që Erion Alibej akuzohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit e Rigels Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan. Si autorë të krimit janë arrestuar më herët Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili.