Aldo Bumçi: Protesta do jetë masive! Nuk kemi qëllim të hyjmë në kryeministri

Çfarë do të ndodh nesër në protestën Kombëtare të PD-së? Këtë mbrëmje Kryeministria është blinduar, por vetë Edi Rama nuk do të jetë nesër në zyrë. Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi përjashtoi mundësinë për dhunë.

Për të qëllimi i protestës nuk është të hyhet në Kryeministri, por të çelë një stinë protestash masive që do të çojnë në rrëzimin e qeverisë, sipas tij më e kriminalizuara që ka njohur vendi.

“Bëhet fjalë për protesta masive në numër, zërat që përfaqësojnë çështje të ndryshme të të gjithë shoqërisë, që nuk kufizohet vetëm në një pjesë të spektrit. Sot Rama nuk përfaqëson të majtët, ata vuajnë keqqeverisjen si gjithë të tjerët. Sot pushteti është në duar të pak njerëzve.

Rama nuk është më legjitim me zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën si qeveris. Sot pas 10 vitesh kjo shoqëri do mbyllë një kapitull të dhimbshëm që e ka dëmtuar rëndë, ka kriminalizuar shoqërinë me pastrimin e parave dhe drogës”, tha Bumçi në Euronews Albania.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej