Alibeaj mbledh Kryesinë e PD, do të vendosin si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mbrëmjën e sotme Kryesinë e PD. Në këtë mbledhje do të diskutohet se si do të dalë PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet me dije se disa nga deputetët një ditë më parë kanë kërkuar që në zgjedhje të dalin vetëm me kandidatë për Këshillat bashkiakë, e jo për kryetarë partie. Bëhet fjalë për deputetet: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Oriola Nebiaj që kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Ndërsa grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dalin me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen.

Grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj, kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar Bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej