Disa javë më parë u publikua një audio, në të cilën pretendohej se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari po kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.
Fillimisht u përfol për një video si ajo e Safet Gjicit, por në media u publikua vetëm një material audio, ku dëgjohej zëri i vajzës. Ndryshe nga Gjici, i cili pati kurajon dhe pranoi raportin seksual, mori përgjegjësinë duke dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Kukësi dhe me shumë gjasa duke i dhënë fund karrierës politike, Kreshnik Hajdari tentoi t’a
kalonte në heshtje, as duke e mohuar dhe as pohuar.
Po kush është vajza në audion e pretenduar të Hajdarit të Kuçovës dhe pse nuk u publikua edhe materiali video?
Dyshimet e forta lidhen me emrin e Alma Kacit, vajzës me të shkuar të dyshimtë nga Berati, e cila fundosi Safet Gjicin, duke e filmuar, teksa i bënte gojore në zyrë. E konsideruar si karrem i grupeve kriminale dhe segmenteve të shërbimeve, për të gjuajtur dhe fundosur pushtetarë përmes artit të joshjes seksuale dhe hireve të saj, Hajdari i Kuçovës mund të ketë qenë pre e lehtë për Almën, e cila dyshohet se ka futur në kurth ministra, deputetë, drejtorë dhe biznesmenë.
Ndërkaq, ashtu si për Safet Gjicin, pushteti është agazhuar që materiali video i pretenduar të mos publikohej për Kreshnik Hajdarin, i cili u zbulua se kishte fshehur edhe një dënim në Greqi.
Pushteti, Salillari dhe KQZ-ja u agazhuan për t’a mbajtur Hajdarin pas zbulimit të fshehjes së dënimit dhe pas zbulimit të vjedhjes së votave në 14 maj, me pamje filmike dhe procesverbalë të falsifikuar