Ambasada zbardh detajet e takimeve/ Pse Meta dhe Berisha duhet të shqetësohen nga vizita e Yuri Kim në Kuvend!?

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë marrë një goditje shumë të fortë sot nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Diplomatja zhvilloi sot një vizitë në Kuvend, ku takoi kryetaren Lindita Nikolla dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj. Fokusi i takimeve ka qenë nisja e sesionit të ri parlamentar. Vetë ambasada ka hedhur dritë mbi takimet.

Ambasadorja Kim u takua sot me Kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe më pas, veçmas, me zëvendëskryetarin Gjekmarkaj për t’u shprehur urimet më të mira për seancën e sapoçelur parlamentare, e cila do të diskutojë dhe vendosë për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ajo përsëriti përgjegjësinë e ligjvënësve në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht teksa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Evropian. Ambasadorja do të takohet edhe me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike“, njofton ambasada.

Pas takimeve vetë Kim foli para mediave, duke dhënë mesazhe shumë të qarta. Ajo e bëri dhe një herë të ditur se për amerikanët nuk ekziston Sali Berisha. Kim u shpreh se takohet vetëm me drejtues legjitimë. Kjo do të thotë se sado Berisha mundohet të marrë kreun e grupit dhe të vendosë njerëz të tij në “poste”, amerikanët nuk njohin asnjë veprim të tillë.

Ndërkohë lidhur me takimet reagoi edhe Kuvendi me një deklaratë shtypi, ku thekson se në fokus ka qenë nisja e sesionit të ri parlamentar dhe prioritetet që do jenë këtë sesion. Por kjo është një kambanë alarmi për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi prioritet këtë sesion është pastrimi i politikës nga sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e komunizmit. Nga ana tjetër dhe vetë ambasadorja u ndal te cilësia e ligjeve.

Është e rëndësishme për ne të angazhohemi mbi mënyrat që theksojnë rëndësinë e ligjeve. Gjithashtu mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja që jam këtu”, tha Kim.

PS ka propozuar një draft që synon t’i mbyllë Metës derën e Parlamentit. Ndërkohë kemi dhe PD e cila kërkon hapjen e dosjeve dhe largimin e ish-anëtarëve të PPSH nga politika.

Vetë ambasadorja shpesh e ka thënë se duhet të mos ketë kthim te e shkuara, duke treguar se SHBA e mbështet një projekt të tillë. Pra sinjalet janë se amerikanët kanë hyrë në lojë që këto nisma të shkojnë përpara, pasi duhet konsensus PD-PS. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej