Amnistia fiskale dhe 1600 “bosët” e listës së OFL

Vetë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, para nisjes së veprimit të OFL, shërbeu si “lavatriçe” e milionave dhe pasurive të vëllait trafikant Geron Xhafaj, duke i fshehur te të afërm e të njohur të dhëndrit, gruas e vajzave, të cilat me projekt- ligjin e Edi Ramës kanë të drejtë të legalizohen

Megjithëse në projekt- ligjin e Amnistisë Fiskale, specifikimet e përfituesve janë lënë evazive, kryeministri Edi Rama, ‘garanton’ se nuk do legalizohet asnjë qindarkë e personave me aktivitet kriminal.

Por, ekspertët vendas e të huaj, dyshojnë se ky ligj, nuk ka fuqi për të ndaluar miliardat e shtetarëve të korruptuar, trafikantëve, vrasësve me pagesë, hajdutëve, si dhe veprat e artit, ikonat, diamantet, monedhat e sende prej floriri të vjedhura në banesa, ekspozita e objekte kulti.

Sepse vërtetë do ndalohen këto kontigjente krimi, por ata, deri në 2 milionë Euro kartmonedhë apo pasuri të luajtshme e të paluajtshme, mund t’i legalizojnë lehtësisht me emra personash të tjerë, të cilëve nuk do t’u kërkohet burimi i fitimit e as kriteri i moshës.

Psh., këta persona dytësorë, dihet që janë të varfër, të papunë e të pastrehë prej vitesh, por pas miratimit të ligjit, mund të shkojnë te deklarojnë te komisioni qeveritar i amnistisë, se kanë nga 1 apo 2 milionë Euro, pallate, vila, toka e makina luksoze e thasë me bizhuteri.

Sepse ligji i lejon t’i legalizojnë, por realisht janë maskë e miliardave dhe pasurive të zeza të shtetarëve e ish-shtetarëve të korruptuar, trafikantëve, vrasësve me pagesë etj.

Sipas informacionit, këtë marifet e kanë përdorur dhe po e përdorin 1600 personat që u futën në listën e OFL, duke i transferuar pasuritë e regjistruara dhe të paregjistruara te individë pa lidhje familjare, sepse deri te certifikata familjare e përcakton sanksionin ligji.

Vetë projekt- ligji i amnistisë, i hartuar nga grupet mafioze brenda e jashtë politikës, brenda e jashtë Shqipërisë, dhe i paraqitur nga kryeministri Rama si pjesë mafies, është një ligj “lavatriçe” për miliardat e botës së krimit.

Kjo nuk është hipotezë, por e shkruar në projekt- amnisti, ku thuhet se çdo shqiptar apo i huaj me shtetësi shqiptare, që është i pa dënuar me vendim të formës së prerë për krime apo korrupsion, lejohet të legalizojë deri 2 milionë Euro kartëmonedha, makina, vila, apartamente, piktura, statuja, ikona apo dhe lingota floriri, pa u pyetur se kur, ku dhe si i kanë siguruar.

Kryeministrat, ministrat, deputetët, drejtorët, kryebashkiakët, kryepolicët, prokurorët, gjyqtarët etj., vërtetë që i ndalon ligji, por mundësia e tyre për t’i legalizuar janë shokët, biznezmenët, krushqit, familjarët, shoferët dhe badigardët apo persona të besuar, të cilët i lejon ligji.

Kështu vepruan trafikantët dhe kriminelët e çdo lloji të cilat ishin në listat e OFL, pavarësisht se 80% prej tyre, me ndërhyrje të politikanëve e shtetarëve,  nuk iu dërgua zarfi i verifikimit.

Madje vetë ish-ministri Fatmir Xhafaj, para nisjes së veprimit të OFL, shërbeu si “lavatriçe” e milionave dhe pasurive të vëllait trafikant Geron Xhafaj, duke i fshehur te të afërm e të njohur të dhëndrit, gruas e vajzave, të cilat me projekt-ligjin e Edi Ramës kanë të drejtë të legalizohen.

Prandaj Dhoma Amerikane e Tregtisë, BE, FMN e Banka Botërore,  nuk e pranojnë këtë amnisti që pastron paratë e korrupsionit  e krimit, mbasi nuk është vetëm amnisti fiskale, por edhe penale./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej