Andi Bushati përplaset me deputetin e PS: Rama është një hajdut, ju ka bërë të gjithëve lolo!

Analisti i njohur Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi janë përplasur në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.

Bushati u shpreh se Shqipëria është kthyer në një shtet personal të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi hajdut. Sipas Bushatit, PS po kërkon ligjin e lustracionit për të goditur politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Po na rrokullisni në një shtet personal të një avdalli hajduti që ju ka bërë të flisni kështu, ju ka bërë lolo. Këtu është problemi”, u shpreh Bushati.

Ndërsa, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Partia Socialiste dëshiron të ketë Metën kundërshtar.

“Bie argumenti që thua ti, shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi në “Euronews Albania”.

Socialistët kanë përgatitur një paketë me ndryshime ligjore, me qëllim për të përjashtuar nga politika dhe funksionet publike personat të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit apo që kanë mbajtur funksione në strukturat e Partisë së Punës. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka propozuar nismën për dekomunistizimin duke kërkuar lustracion të plotë për hapjen e dosjeve të spiunëve të ish- Sigurimit të Shtetit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej