Apeli i GJKKO-së shtyn për më 31 gusht vendimin/ Ylli Manjani: Për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhen prova, jo hamendësime

Apeli i Posaçëm I GJKKO-së ka shtyrë për më 31 gusht seancën për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Seanca zgjati rreth 3 orë dhe asnjë nga personat e arrestuar nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan nga avokatët.

‘Nuk ka gjyqe të mbyllura. Vetëm Shqipëria i bën këta pislliqe. Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm. Në Shkallën e Parë kemi patur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit na u dha mundësia që në të gjykojmë. Atë që ne kemi parë në ato dosje nuk korrespondojnë thuajse fare me atë që thoni ju.’- tha Ylli Manjani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej