Arben Ahmetaj tregon vendimin që u mor në Këshillin e Ministrave: S’do ketë tatim mbi të ardhurat për bizneset e …

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi sot para gazetarëve se nuk do të ketë tatim mbi të ardhurat për biznesin e vogël.

“Një sqarim, nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Ligji është organik dhe në çdo rast përmirëson procedurat por jo biznesin me tatim fitimi 0, pra nuk do të ketë asnjë ndryshim”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se i vetmi ndryshim ka të bëjë vetëm me profesionet e licensuara.

“Në 2029 do ulemi sërish së bashku këtu dhe do mendojmë për më tej”, tha më tej Ahmetaj.

Arben Ahmetaj ka bërë me dije se Këshilli i ministrave ka kaluar një draft marrëveshje me Italinë për angazhimin në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.

“Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëvershjes me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin. I dedikohet një shume prej 30 milionë eurosh gjithë përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë eurosh kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javët që vjen me një 30 milionësh kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile, e dedikuar për të gjithë ngritjen apo rifreskimin e pajisjeve që janë vjetëruar të flotës së emerghjencave civile”, tha Ahmetaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej