Arbis Vjerdha tronditi PS-në Shkodër, reagojnë socialistët: Synojnë të hedhin baltë

Në lidhje me disa deklarata të bëra publike në mediat lokale të cilat synojnë të hedhin baltë mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë për të gjithë bashkitë në rang kombëtar, Selia e Partisë Socialiste Dega Shkodër, shprehet sa vijon:
Kandidati Arbis Vjerdha ka paraqitur kërkesën e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Socialiste Dega Shkodër që në shpalljen e hapjes së procesit. Dokumentacioni sipas udhëzimit përbehet nga: jetëshkrimi (CV), formulari i vet deklarimit për dekriminalizimin, vërtetim të gjendjes gjyqësore, dokument përshkrues i vizionit dhe platformës, dhe kërkesën zyrtare për të kandiduar, të firmosur. Dokumentacioni i kandidatit është vlerësuar si i plotë nga ana formale nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Qarkut Shkodër pasi është në përputhje me pikën 2.5 të Udhëzimit Nr.3 datë 10.5.2022 të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Njëherazi, Këshilli Koordinues i Qarkut, i përbërë nga 23 anëtarë, sipas pikës 5 të udhëzimit nr.3 bën vetëm verifikimin e kushteve formale të përcaktuara sipas pikës a/2 të të njëjtit udhëzim i cili citon: Kandidatët për kryetar të Partisë të Bashkisë duhet të kenë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e Partisë për një periudhë jo më pak se një vit, brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtarë të Partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë, si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor, sipas kërkesave të neneve 45 dhe 46 të Statutit.
Në rastin e kandidatit Z. Vjerdha, ai nuk plotëson kushtin formal të kryerjes së jetës aktive në parti për së paku një vit si dhe ai përfaqëson një forcë politike të ndryshme nga PS në Këshillin Bashkiak Shkodër prej së paku 3 vitesh, saktësisht Partia Demokracia Sociale, informacion i cili mund të vërtetohet lehtësisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye, Këshilli Koordinues i Qarkut ka votuar unanimisht propozimin që në relacionin për Komosionin e Posatshëm kjo kandidaturë nuk plotëson kriteret formale.
Dëshirojmë të theksojmë se sipas udhëzimit në fjalë, në rang qarku vetëm administrohet procedura, dhe nuk shprehen për preferenca për kandidatët. Janë propozuar për mos plotësim kriteresh formale 4 kandidatë në rang qarku, për arsye që nisin nga angazhimi politik e deri te vërtetimi i adresës. Komisioni i Posatshëm i gritur nga Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë pasi të bëjë vlerësimin e kandidaturave do të lajmërojë kandidatët për datat e prezantimit të platformave të tyre pranë Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Shkodër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej