Arresohet Leone Duka, drejtonte grupin që falsifikonte para

Policia e Tiranës ka arrestuar Leone Dukën për falsifikim të kartëmonedhave gjatë operacionit “50 Dollars”.

Nga hetimet ka rezultuar se 46-vjeçari  është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të tij fizik, i janë sekuestruar kartëmonedha “50 dollarëshe”, për të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Operacioni  “50 Dollars” nisi rreth 2 muaj më parë, ku u arrestuan 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej