Arrestohen rusët që sulmuan uzinën e armëve në Gramsh, dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete

Arrestohen 3 rusët që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh, dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete.

Tre shtetasit rus që tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh, njoftohet se janë arrestuar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas informacioneve dy rusë dhe 1 ukrainase janë arrestuar nga policia pas sulmit ndaj ushtarëve në Uzinën e armëve të Gramshit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy prej rusëve kanë qëndruar në automjet dhe 1 është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi. Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.

Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse që kanë rekrutuar dhe një ukrainas, bëhet me dije se janë sekuestruar nga policia sprajti, automjeti që përdorinin dhe aparati fotografik.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej