Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pasdite, kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkeshorten e ish-ministres shqiptare te Arsimit, Besa Shahini si dhe disa bashkëpunëtorë të tij, ka bërë të ditur Natyra Kuçi, zyrtare e kësaj partie.

Arrestimi i tij është bërë në kohën kur protestuesit para Kuvendit po shpërndaheshin.

Ndaj Molliqajt ishte lëshuar të mërkurën urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Dy protesta u zhvilluan të enjten në Prishtinë, me kërkesat për më shumë para.

Pjesëmarrësit thanë se çmimet e konsumit dhe të shërbimeve rriten gati çdo ditë, ndërsa pagat mbeten të njëjta.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin maj është rritur për 12.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej