Arrestohet dentistja shqiptare, dyshohet se vrau të fejuarin belg

Një dentiste shqiptare është arrestuar nga autoritetet belge pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj. Mësohet se Monica.S doli para gjykatës të hënën nën akuzën e vrasjes së ish-pilotit Robby Claes, që u gjet i vdekur në shtrat mëngjesin e 20 majit. Autoritetet bëjnë me dije se nuk përjashtohej vetëvrasja e tij megjithatë disa elementë linin gjurmë për një vrasje. Ai dyshohet të jetë mbytur me qese plastike apo nga një substancë që mund të ketë pirë.

Deklaratat e 44 vjecares ishin të pakuptimta. Vajza e ka mohuar të ketë lidhje në vrasjen e të fejuarit megjithatë tashmë ajo është nën arrest si e dyshuara kryesore, shkruan media belge.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej