Arrestohet drejtori i AKU-së dhe biznesmeni në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtorin e AKU-së, Gjekë Sokoli, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të një 55-vjeçari që tregtonte vezë.

Në prangat e policisë ka rënë edhe 55-vjeçari Vitor Gjergji, i cili prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera vezë të pakontrolluara.

Vitor Gjergji  i cili zotëronte një pulari të paregjistruar në Shkodër, shiste vezë në market duke përdorur ambalazhet e firmave të tjera.

Produktet e tij ishin të pakontrolluara nga AKU, edhe pse strukturat e shtetit pas arrestimit të 55-vjeçarit dyshojnë se vetë drejtori i kontrollit ushqimor ka qenë në dijeni. Po ashtu uniformat blu e kanë shpallur në kërkim këtë të fundit.

Mësohet se Vitor Gjergji, pronari e kishte regjistruar biznesin e tij si hotel pranë Tatimeve dhe jo si një pulari.

Njoftimi i policisë

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar pulari, në pronësi të këtij shtetasi, i paregjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera.

Produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.

Në vijim, u referuan materialet, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. S. , 55 vjeç , banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, si dhe u referuan materialet për shtetasin A. B.  55 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, si dhe e kanë favorizuar atë duke mos ushtruar kontrolle në aktivitetin në pronësi të shtetasit V. Gj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej