Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt

Emiliano Nina, kushëriri i të shmëkërkuarit Ervis Martinaj është vënë në pranga një ditë më parë.

Mësohet se Nina, i cili njihet edhe me mbiemrin Tasho është ndaluar në rrugën e Barrikadave, teksa udhëtonte si pasagjer në mjetin tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë.

Efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli. Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt ishte i shpallur në kërkim nga komisariati i policisë numër dy.

Ai është shoqëruar, por arsyeja për të cilën ishte shpallur në kërkim, nuk dihet ende.

27-vjeçari Emiliano Nina është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase.

Ai akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015, për para me fajde.

Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).

Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Mes tyre ndërhyri dhe Enton Nika e në momentin që Nina qëlloi me armë zjarri e vrau 30-vjeçarin e plagosi Gaxherrin.

Dosja u mbyll dhe Nina u dënua, por problemet s’i la mënjanë.

Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar. E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.

Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje. Më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri. Njëra ishte grabitje në një supermarket.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej