Arrestohet roja i bashkisë në Malësi të Madhe

Roja i bashkisë së Malësisë së Madhe në Shkodër, rezulton të jetë arrestuar nga policia e këtij qyteti,  pasi akuzohet se kishte kthyer banesën e tij në një strehë të kultivimit të kanabisit. Policia dhe prokuroria e Shkodrës besojnë se banesa u ishte dhënë me qira grupeve kriminale, ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar personi i arrestuar, duke treguar se kultivimin e drogës e ka bërë vetë ai pa dijeninë e askujt. Dhe se këtë veprimtari te paligjshme e ka kryer me qëllim për ti shpëtuar borxheve financiare.

Ramiz Nikdukaj, është ndaluar në daten 5 qershor, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, me qëllim kapjen e grabitësve të filialit të bankës në Koplik, është konstatuar dhe prezenca e shtëpisë së barit. Policia kishte marrë nga gjykata, një mandat kontrolli në banesë dhe kur ka hyrë brenda saj, ka zbuluar laboratorin e mirëfilltë të kultivimit të lendes narkotike. Gjatë marrjes në pyetje, Nikdukaj, ka shpjeguar se jeton vetëm me bashkëshorten e tij, Luce Nikdukaj. “…që prej vitit 2008 deri tani unë punoj si roje tek Bashkia Malësi e Madhe dhe nusen e kam pensioniste dhe është e sëmurë me zemër e operuar në këmbë dhe ka të vendosur një protezë. Nisur nga kushtet e vështira ekonomike, kam përshtatur banesën, për të mbjellë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat i kam mbjellë dhe kam menduar ti shes me kalimin e kohes…”-ka treguar në polici 64-vjeçari. Sipas rrëfimit të tij dhënë në polici, për këtë veprimtari nuk ka dijeni asnjë anëtar i familjes, përveç tij.

“…ajo që më kanë shtyrë për të kryer këtë veprimtari të paligjshme, kanë qënë borxhet e mëdha që kam pasur, për shkak të operimit që ka bërë gruaja, ndërtimit të shtëpisë dhe jetesa në përgjithësi…”-pohon roja i Bashkisë.
Një nga punëtorët me inicialet A.L, e kapur nga policia teksa punonte në banesën e mbjellë me hashash, ka pohuar se kishte udhëtuar nga Cërriku në drejtim të Shkodrës, për të pastruar bahçen. Punën ia kishte gjetur një person me emrin, Bashkim, dhe deri në Shkodër kishte shkuar me autobus. Ndërsa në qytet e kishte marrë me një fuoristradë të bardhë një person të cilin ai nuk e njihte dhe e kishte lënë së bashku me Bashkimin tek rrethrrotullimi i madh, ku aty i kishte marë dikush që ai nuk e njihte dhe ka çuar tek shtëpia e barit.

Sipas tij, ditën e parë të punës, gruaja e shtëpisë i ka shërbyer kafe. Dhe pasi ka filluar punën, ka ndërhyrë policia dhe ka bërë arrestimin e të zotëve të shtëpisë dhe dy puntorëve. Policia sekuestroi 3 thasë të zinj me 19 kg hashash dhe 454 rrënjë kanabis të mbjella në kopshtin e kësaj banese.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej