Artan Hoxha: Martinaj bleu vila përballë Ramës, kryeministri e mori si sfidë

Artan Hoxha zbuloi sot në një intervistë se Ervis Martinaj kishte blerë para pak vitesh dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, dhe se ai ishte vendosur aty.

Në intervistën për ABC Neës, Hoxha zbuloi se i kishte thënë vetë Martinajt se me atë rrugë të ngushte që kalon nëpër fshatin Surrel, eskorta e tij mund të përplasej me atë të kryeministrit.

Sipas Hoxhës, Edi Rama këtë veprim të Martinajt e mori si sfidë.

Ndërsa foli gjatë për fatin e Ervis Martinajt, Artan Hoxha u shpreh se beson se organizimi kriminalo-policor-politik që i ishte vënë Martinajt pas kishte arritur ta kapte atë, dhe se zhdukja e tij nuk ishte e inskenuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej