Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e shumëpritur: Ja çfarë ndodh të enjten tjetër

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se Arben Ahmetaj mund të përfundojë në pranga. Ish-ministri u thirr sot në SPAK dhe dha dëshmi për 5 orë. Por Hoxha hoqi një paralele me Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon. Të dy dhanë intervista te emisioni “Opinion” dhe më pas përfunduan në burg.

Hoxha tha te Ylli Rakipi se nëse do ishte LIVE sot Fevziu mund të kishte dhe arrestime.

Ai kolegu jot tjetër nëse do e kishte live emisionin sot, do e arrestonin sot (Ahmetajn). Se të enjten ndodhin arrestimet. Mos të duket çudi. Rri gati të enjten tjetër”, tha ai.

Hoxha tha se Ahmetaj është thirrur në cilësinë e personit që është vendosur nën hetim dhe se ai dyshohet për katër vepra penale.

Më në fund, pasi u përfol për një kohë të gjatë, Ahmetaj u thirr në statusin e personit nën hetim. Kjo pritej prej kohësh. Dy prokurorë e kanë marrë në pyetje. Pjesa më e madhe e kohës është pyetur për historinë e inceneratorëve, sepse zoti Ahmetaj, edhe pse kemi dy inceneratorë, Elbasanin dhe Fierin, në fazën përfundimtare, Ahmetaj nuk ka qenë aty edhe pse është akuzuar për lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por deri në këtë moment nuk ka qenë i përfshirë te dosjet. Mbase edhe për historinë e procedurave, sepse aty ka shumë teknikalitete. Ai është pyetur edhe për shkak te dijenisë ose informacionit që ka patur.

Pjesa tjetër ka qenë për çështjen e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, përfitim i paligjshëm.

I është vendosur nën sekuestro preventive një vilë në Palasë, që është e bashkëjetueses së tij. Prokuroria dyshon se vila mund të jetë përfituar si pasojë e aferës së inceneratorëve. Pjesa tjetër është kontrolli në vilën në Hamallaj, ku u gjet një sasi prej 30 mijë euro”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej