Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 87-vjeçare “Mikelanxheloja i Shkodrës”

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare artisti i njohur shqiptar, Pjerin Sheldija

Pjerin Sheldija njihet për pikturat murale dhe afresket në kishat e Shkodrës, Malit të Zi dhe Kosovës.

I njohur ndryshe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, Sheldija është autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.

Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.

3 nga pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë.

Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej