“As me Berishën, Alibeajn apo Salianjin. PD do të regjistrohet në zgjedhje, me Bashën kryetar”

Ndonëse ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD, Lulzim Basha ende njihet nga Gjykata e Tiranës, si drejtues i kësaj partie.

Avokat Idajet Beqiri, tha se zëvendësimi i tij mund të bëhet vetëm kur të ketë zgjedhje në PD.

“Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga kryetari i PD, por kjo dorëheqje duhet të shkojë në Gjykatë dhe të kërkohet çregjistrimi i emrit të tij, pra heqja e emrit të Lulzim Bashës, dhe zëvendësimi me dikë tjetër që kjo parti do të zgjedhë.

Por kjo parti nuk ka bërë zgjedhje. PD ka një grup parlamentar me kryetar Enkelejd Alibeajn, që njihet edhe si kryetari i komanduar. Berisha me Foltoren mund të krijojë një parti të re, ndryshe nuk mundet që me logon e PD të hyjë në zgjedhje.

Kur të shkojnë partitë të regjistrohen, PD do të regjistrohet me kryetar Lulzim Bashën. Berisha do të shkojë te Partia e Lirisë, sepse vetëm atë ka opsion”, u shpreh Beqiri për Dritare TV.

Në Partinë Demokratike tani ka konflikt për kreun e grupit parlamentar të PD. Salianji ka ndërmarrë nismën për të mbledhur firmat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar të PD, ndërsa synon që këtë post, ta marrë ai.

Nga ana tjetër, Alibeaj u shpreh i vendosur se pas Bashës, është ai që ka në dorë drejtimin e PD.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej