Asambleja e PS mblidhet me 4 shtator, Rama bëhet gati për “prerje kokash” në qeveri

Asambleja kombëtare e PS do të mblidhet më datë 4 shtator në orën 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë. Siç është paralajmëruar nga vetë Rama pritet një riformatim i qeverisë pas skandaleve që e kanë përfshirë.

Kujtojmë se në një intervistë të zhvilluar më herët, kryeministri Edi Rama i pyetur për ndryshimet në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Por cilat pritet të jenë lëvizjet më të forta të Ramës në qeveri?

Delina Ibrahimaj

Koka e parë që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkuar njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë.

Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë.

Olta Xhaçka

Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës. Xhaçka është e vetmja ministre investitorë strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve.

Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Frida Krifca

Krifcën nuk e kap tetori në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.

Nuk është çudi edhe Belinda Balluku të jetë njëra prej surprizave.

Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.

Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse ekziston një skenar i mundshëm për zgjedhje të parakohshme në vend.

Megjithatë, kryeministri Rama i quajti këto si thashetheme për nënçadrën e plazhit. “Mos humbni kohë me këto thashetheme që janë për nënçadrën e plazhit, por nuk janë për këtu në godinën e qeverisë”, tha Rama.

Nga Asambleja e Dhjetorit  2018, Rama ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë siç ishin ministrat Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej