Askush nuk e heq më/ Basha bën lëvizjen dinake, ja si e ka “çimentuar” pozicionin e tij

Lulzim Basha ka vendosur të “çimentojë” pozitat në krye të PD. Sot ai mbajti Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, ku do të miratohet një sërë ndryshimesh statutore, ndryshime të cilat duket se u mbyllin gojën kritikëve.

Risia e parë është se Basha do të jetë vetë kryetar grupi. Aktualisht këtë pozicione ka Bardhi, por ai duket se do të spostohet. Zhvillim tjetër i fortë është se sot në Kuvendin Kombëtar do të ndryshohen anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Duke qenë se Basha nuk e ka pasur pas vetes shumicën e këshillit, sot është vendosur që të largohen gjithë kritikët. Këshilli Kombëtar është organi që mundëson marrjen e të gjitha vendimeve dhe duke vendosur aty besnikët e tij, Basha ka dorë të lirë të marrë të gjitha vendimet e mundshme.

Një element tjetër është se në Statut nuk ka asnjë përcaktim mbi përgjegjësinë e kryetarit në rast se humbet zgjedhjet. Teksa deri më tani ishte që ai votëbesohej duke shkuar në zgjedhje, tani është hequr si përcaktim dhe kryetari nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi.

Ndryshimi i Këshillit i hap rrugë Bashës të bëjë ndryshime dhe në Kryesi. Kjo më pas do të sjellë ndryshimin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe të nënkryetarëve. Me shumë mundësi në ditët në vijim do mblidhet Këshilli i ri dhe pritet shkarkimi i Bardhit dhe të emërohen nënkryetarët e rinj, duke qenë se nuk ka aktualisht nënkryetarë.

Megjithatë testi final duket se do jetë gjykata. Statuti i ri duhet të shkojë në Gjykatën e Tiranës dhe nëse ajo e pranon atëherë Basha forcon pozita në krye të partisë. Ndërkohë me shumë mundësi grupi i Bardhit do e ankimojë dhe kjo do të thotë se do të kemi një konflikt të ri gjyqësor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej