“Ata janë në stres”, eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Kam parë dy policë para një jave…

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ngriti shqetësimin për kushtet në të cilat punojnë punonjësit e Policisë së Shtetit.

I ftuar në ABC Live, Karamuço tha se efektivët punojnë në stres. Ai solli fillimisht si shembull një faktor minimal që ndikon në gjendjen e tyre, uniforma.

Eksperti theksoi se policët mbajnë të veshur jelekë shumë të trashë në temperatura të larta dhe për këtë kanë ankesa pafund.  Për pasojë, bën të ditur ai ka një nivel të shtuar të stresit dhe ka sjellë edhe agresivitetin e efektivëve në rrugë.

Ndërkohë, që problemi kryesor është paga që marrin, e cila nuk mbulon shpenzimet e tyre. Karamuço kujton se 400 policë japin dorëheqjen në vit.

“Numri aktual i psikologëve në polici nuk është më shumë se 20, ndërkohë që ne kemi mbi 12 mijë efektivë. Policia ka shtuar agresivitetin në rrugë që do të thotë se ka një problem edhe me stresin. Jelekët që ata kanë veshur janë një thurje e trashë dhe sintetike. Përdorin të njëjtin jelekë. Ka anesa pafund. Ka pasur kontakte nga efektivë dhe thonë a mund të mbahet kjo. Janë të dehidratuar. Ata janë në stres. A mund të veshësh një xhaketë dhe pulovër. Jashtë i kanë pambuqe.

Këto janë stresorët minimalë, nuk po flasim për rrogën që është qesharake. Kemi 400 veta që largohen çdo vit me dorëheqje sepse nuk ia dalin dot. Ky është faji i një strategjie të mirëfilltë. Kam parë dy policë para një jave dhe hanin pica brenda policisë. U thashë pse hani në makinë, por na kanë shtuar oraret thanë. Duhet një status i mirëfilltë. Kanë shumë problematika të mëdha sociale.

U thonë mos e ndiz kondicionerin po mbani xhamin hapur. Më shumë ky shtet humb duke investuar për ti shkolluar dhe për ti bërë efektivë sesa të dyfishosh pagat. Është shumë më mirë të dyfishosh pagat”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej