Atentati me tre viktima, Salianji: Ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë.

Salianji shkruan se krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë dhe se partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë.

“Krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë, duke dhënë mesazhe dhe duke eliminuar cilindo që vendosin si target! Në mes të ditës, në një prej rrugëve kombëtare me më shumë lëvizje dhe në ditën më të ngarkuar!

Ngjarjet janë të përsëritura dhe po krijojnë panik dhe ankth tek qytetarët!

Partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë, kriminelët dhe banditët duhet të ndjejnë forcën më të ashpër të ligjit, shtypja e krimit të organizuar duhet të bëhet pa mëshirë, fokusi duhet të vendoset tek banditët jo tek të dobëtit!

Punonjësit e thjeshtë të policisë kanë nevojë për mbështetje dhe vullnet, ne jemi me ta!”, shkruan Salianji.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej