Atentati ndaj policëve/Noka: ‘Sherifat’ lëviznin pa targa, atentatori me targa

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë mbrëmjen e djeshme dy punonjësve të Policisë së Vlorës, Anxhelo Breshani dhe Narko Mehmetaj nga një ish-trafikant droge.

Deputeti i ka quajtur oficerët, “Sherifat e Perëndimit të Egër”, duke cituar se sjellja e tyre në të atilla rrethana, në fakt duhej ta turpëronte shtetin.

Noka shkruan se Policia e Shtetit ka degraduar, pasi policët ishin duke qarkulluar pa targa dhe me xhama të zinj, ndërkohë që atentatori ishte me targa.

“Sherifat e Vlorës
Dy efektivët e policisë në Vlorë lëviznin jashtë shërbimit me automjet pa targa dhe xhama të zinj, ndërsa atentatori i tyre me automjet me targa. Shikoni ku ka degraduar Policia e Shtetit, që duhet të jetë shembull në zbatimin e ligjit!

Administrata e Policisë së Shtetit është shtuar me individë që vinë nga rruga dhe si sillen si sherifat e Ëild Ëest. Pa norma qytetarie dhe etikë profesionale, përfundojnë në konflikte banale, nisur nga epërsia që ndjejnë prej uniformës së veshur.
Ngjarje të tilla duhet ta turpëronin shtetin, por kjo ndodh vetëm në ato raste kur turpi qëndron si institucion i reflektimit moral.
Gjykata të japë dënimin e merituar për atentatorin dhe të mos i lëshojë rrugëve përsëritësit e veprave penale! Autori nuk ishte i panjohur për organet ligjzbatuese’, shkruan Noka në Fb.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej