Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Milot.
Mësohet se një prej të plagosurve është identifikuar si Klevis Preçi. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ylli Brahimi.
Ky i fundit është një emër i njohur i botës së krimit. Brahimi njihet si dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit nga disa persona.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e
Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.
Vijon…