Fluturimi i Wizz Air Malta që operon mes Tiranës dhe Lionit ka shpallur gjendje emergjence gjatë tranzitit mbi Itali.
Fluturimi i Wizz Air Malta W4200, një Airbus A321-200 i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me destinacion Aeroportin Lyon-Saint Exupéry (LYC), Francë shpalli emergjencën e përgjithshme gjatë fluturimit, teksa kalonte mbi Italinë.
Mësohet se aktualisht fluturimi do të devijojë për në Romë dhe po negocion një afrim. Ende nuk dihet arsyeja e emergjencës.
Avioni në fjalë është Airbus A321-271NX, i regjistruar 9H-WBL, një kornizë ajrore 2-vjeçare që i përket transportuesit Wizz Air Malta.