Avni Byberi, kushëriri biznesmen i Rexh Byberit të Tropojës: Ta q… mamin!

Avni Byberi i cili ka një popull kundër pasi kushëriri i tij kryetar bashkie në Tropojë Rexh Byberi i dha leje të ndërtojë guroren e cila u prit me protesta masive, ka nisur ta bëjë personale me të gjithë.

IKMT ka ndërhyrë pas protestave të banorëve dhe raportimit të JOQ për fabrikën e bitumit në Fierzë duke ia prishur si ndërtim pa leje. Kjo fabrikë ishte shumë afër zonave të banimit të qytetarëve dhe sipas denoncimeve në JOQ, Byberi nuk kishte dokumente për ndërtimin e kësaj fabrike dhe asnjë studim që të tregojë dëmet reale që i shkaktoheshin familjeve që jetojnë aty.

Qytetari theksonte se më parë ai e ka pasur këtë fabrikë në një zonë tjetër dhe atje ishte kundërshtuar nga qytetarët. Madje ka pasur përplasje fizike, por në këto raste policia ka ndenjur duarkryq duke thënë se nuk mund të ndërhyjnë.

Qytetarët u ngritën në protestë për të penguar ndërtimin e kësaj fabrike, duke treguar se ajo pengon edhe turistët për shkak se është shumë afër portës hyrëse të Tropojës. Por, policia bashkiake vazhdonte ta injoronte këtë skandal, sepse bëhej fjala për familjarin e kryebashkiakut.

Tashmë që fabrika e tij u prish, Avni Byberi ka nisur të kërcënojë me jetë qytetarët që ishin pro shembjes së objektit pa leje të tij.

Ai i ka shkruar privatisht një të riu pasi i ka parë komentin në një video TikTok-u duke e bërë çështjen personale. “Pyeti kush është Avni Byberi”-i drejtohet ai të riut teksa e kërcënon me jetë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej