Faxnews ka siguruar foton e 35-vjeçarit Arbër Ferati i cili humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë në Orikum pasi e zuri korrenti.
Arbri, baba i një fëmije të mitur, ishte duke punuar tokat me grurë kur kablli ka prekur autokombajnën.
Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Ndërkohë familjarët e tij, ditën kur ndodhi edhe ngjarja janë konfliktuar me bluzat e bardha dhe me policinë në spitalin e Vlorës ku ai u dërgua, pasi i riu mbeti i bllokur sepse nuk hapej dera e autoambulancës, për shkak të amortizimit të kësaj të fundit.
Sipas tyre nëse dera do hapej në kohë ai do të mund të shpëtonte. Sakaq nga spitali kanë thënë se Arbër Ferati ka mbërritur i vdekur në spital.