“Babi më dhemb koka, kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët gëzonin se…”, rrëfimi rrëqethës i babait që humbi djalin 6 vjeç në Gërdec

Feruzan Durdaj i cili humbi djalin e tij 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, ka rikujtuar sot pas 15 vitesh momentet e fundit të kaluara me të voglin e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania ai ka kujtuar edhe momentin e parë kur mori vesh se djali i tij i vogël ishte plagosur nga shpërthimi në fabrikën e municioneve në Gërdec dhe përpjekjet e tij për ta shpëtuar.

“Më thanë se në Tiranë shkuan të gjithë të plagosurit. Kam vajtur në spitalin e ushtarakut për të kërkuar tim bir. Më vjen një telefonat e më thonë e ke te spitali i djegies. Shkova atje, djali nuk reagonte.

Djalin e kam çuar në Itali, llafet e fundit që i mbaj mend tim biri ishin, “babi më dhemb koka, më dhemb barku”, kaq mbaj mend, pastaj djali ndërroi jetë në 4 prill. Ishte një koincidencë e madhe kur ndërroi jetë djali.

E solla djalin nga Italia dhe pash që politika po gëzohej sepse kishim hyrë në NATO. Ishte një vuajtje shumë e madhe nga ana ime shpirtërisht. Kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët qeshnin dhe gëzonin se ne po futeshim në NATO”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej