Babloku i bën qokën Fidel Yllit, ligji i basteve kalon me urgjencë brenda shtatorit

Mazhoranca planifikon që më 21 shtator të miratojë ligjin për hapjen e basteve. Në qershor, qeveria doli me një ligj të ri sa i takon basteve sportive dhe duket se nuk do të humbet kohë me këtë ligj.

Arkitekti i tij është Fidel Ylli, i cili pret të arkëtojë miliona. Qeveria ka rënë gropë muajt e fundit, sidomos pas rritjes së pagave dhe Rama ka kthyer sytë te bastet dhe te kanabisi mjekësor. Ligji për kanabisin kaloi me urgjencë në korrik, ndërsa tani duket se në lojë janë bastet. Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit 4-21 shtator, ligji i basteve pritet të miratohet më 21 shtator, ndonëse është shumë i debatuar.

Por pse nxiton Babloku? Ligji parashikon që të nisë zbatimin pas 6 muajsh. Kjo do të thotë se Fidel Ylli dhe ata që fshihen pas tij duan që nga janari i vitit që vjen të nisë hapja e basteve.

Kleçka e gjithë ligjit është krijimi i një Agjencie për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, e cila do marrë milionat. Kjo agjenci do të drejtohet nga Fidel Ylli dhe preteksti është se paratë do shkojnë për mbështetjen e sportit. “AMLF do të krijojë dhe një fond të posaçëm për të ardhurat e përfituara nga bastet sportive online të cilat do të shkojnë në mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqituara nga institucionet shtetërore”, thuhet në ligj.

Babloku i bën qokën Fidel Yllit, ligji i basteve kalon me

Kalendari i Kuvendit

Një tjetër ligj që ka planifikuar të kalojë mazhoranca më 21 shtator është ai për Gjykatën Kushtetuese. PS ka vendosur të rrisë pagat për anëtarët e Kushtetueses. Në draft thuhet se rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96%  e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Pra paga e kryetarit të Kushtetueses arrin në shifrën 7.6 milionë lekë.

Kushtetuesja ka dhënë një sërë vendimesh pro qeverisë kohët e fundit dhe duket se mazhoranca po u bën qokën. Sa i takon nxitimit, priten vendime të tjera në javët në vijim dhe kështu duket se po merren masa. Ndërkohë një ditë më parë “Pamfleti” e theksoi se janë lënë në harresë ligjet për spiunët ne politikë. PS u zotua se do i largonte, por ligjet janë aty pa një afat miratimi. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej