Bajram Begaj bën me “dhimbje koke” Ramën/ Pas dekreteve, vonon betimin e ministrave

Ndonëse ka kaluar 1 javë nga lajmërimi i ndryshimeve në qeveri nga kryeministrit Edi Rama, ministrat e rinj nuk po marrin dot detyrën dhe shkak është bërë Bajram Begaj.

Ky i fundit vonoi dekretimin e ndryshimeve për shkak se ishte në Kazakistan. Rama dërgoi të martën ndryshimet në Presidencë, por Begaj u kthye vetëm të shtunën dhe firmosi ndryshimet. Sot Kuvendi u mblodh në seancë dhe votoi dekretet, por sërish ministrat nuk e kanë marrë dot detyrën.

Pasdite pritej që ministrat të shkonin në Presidencë dhe të betoheshin para Bajram Begajt, por ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka shkuar në Shkup, ku ka marrë pjesë në takimin e radhës të liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Për këtë arsye betimi është shtyrë për ditën e nesërme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej