Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për propozimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës nga Partia Socialiste.
Në reagimin e tij, Paloka tha se do të votojnë kundër.
“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha ai.