Bajrami i Presidencës dhe Babloku i Qeverisë, ta lënë 1 ditë plazhin dhe të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kreun e shtetit dhe kreun e qeverisë, i detyron Ligji Nr. 9322, datë 25.11.2004, që brenda ditës kur ndodhi ngjarja, të mblidhnin Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mbasi ata janë shtetas të një vendi të shpallur armik e në embargo nga NATO, traktat që e ka firmosur edhe Shqipëria; por sidomos, për faktin që Rusia e ka konsideruar Shqipërinë “vend armik”

Pas ngjarjes së rëndë në Uzinën Ushtarake të Gramshit, kryeministri Edi Rama reagoi dy herë: njëherë duke sulmuar ata që denoncuan cënimin e sigurisë kombëtare; dhe njëherë duke thënë, se institucionet reaguan menjëherë.

Jemi mësuar prej 9 vitesh, që Rama e ka shabllon e në majë të gjuhës, mohimin e të vërtetave dhe sulmin denigrues, ndaj atyre që publikojnë skandalet, ndërsa institucionet reaguan disa orë pas ngjarjes, pasi përfunduan në spital dy ushtarë të lënë vetëm e me armë pa fishekë.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, tha: – Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Inkurajoj e mbështes institucionet ligjzbatuese, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.

Në fakt, Presidenti si Komandant i Përgjithëm i Forcave të Armatosura, nuk duhet të vepronte me mesazh në “FB”, por të kishte shkuar në Gramsh, mbasi kjo gjendje pasigurie në objektet sekrete ushtarake,  së pari është dhe përgjegjësi e tij si ish- Shef  Shtabit  Ushtrisë deri para 1 muaji.

Prokuroria e Elbasanit i mbajti rusët në masë “Arrest me burg” dhe po i heton, me akuzën për veprimtari spiunazhi në objekte e njësi industriale ushtarake të rëndësisë së veçantë.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama, nuk po mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare, megjithëse vetë e kanë pranuar që ngjarja në Gramsh është cënim i sigurisë kombëtare, paçka se i detyron Ligji Nr. 9322, datë 25.11.2004, ta mblidhnin brenda ditës kur ndodhi ngjarja.

Për më tepër, që ata që u futën në zonën ushtarake, janë shtetas të një vendi të shpallur armik e në embargo nga NATO, traktat i firmosur dhe Shqipëria, por sidomos, për faktin që Rusia e ka konsideruar me dekret Shqipërinë si një “vend armik”.

E dimë, që Bajrami i Presidencës dhe Babloku i qeverisë, janë në plazh te vilat qeveritare e mbrëmjeve sajdisin dhe resortet e oligarkëve, por le ta sakrifikojnë 1 ditë plazh dhe të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare, sepse prandaj trajtohen si pashallarë me shumë salltanete.

Ligji e përcakton qartë, që Këshilli i Sigurisë thirret nga Presidenti i Republikës. Në mungesë, për shkak sëmundje apo mugesë dëshire të Presidentit, këshllin e thërret kryeministri,

Mirëpo, për këtë ngjarje, nuk ka dëshirë ta mbledh as Bajrami e as Babloku; siç duket kanë rënë dakord atje në plazh, që këtë rast ta kalojnë vetëm me mezazhe e citate në “FB”, për faktin se përgjegjës është krejt zinxhiri drejtues i shtetit.

Ja 5 çështje emergjente, për të cilat duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare:

– Kërcënimi i Vladimir Putin, duke na skeduar në listën e vendeve armike të Rusisë.

– Korrupsioni qeveritar, trafiqet dhe krimi i organizuar i lidhur me kupolën shtetërore, bankare e oligarkike, që zotërojnë 95% të burimeve financiare dhe shërbimeve në sektorët strategjike.

– Kriza energjetike, që kërcënon sigurinë e furnizimit të vendit dhe asfikson ekonominë.

– Shteti ka humbur kontrollin mbi territorin, duke lejuar veprimin e bandave kriminale.

– Veprimtari kundër Shqipërisë nga qarqe ruso- serbe me lidhje në kupolën politiko- shtetërore.

PYETJE: Krahas këtyre e sulmit rus në Gramsh, çfarë duhet të ndodhë tjetër, që Begaj e Rama  të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare?/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej