Pas publikimit të guximshëm që ka bërë dje ShkodraNews mbi gjobat që vendosin banda mafioze e Bajrave, duke dashur të ndihmojmë qytetarët e Shkodrës, po marrim një sëri kërcënimesh. I bëjmë thirrje publike Kryetarit të SPAK Altin Dumanit, dhe gjithë prokurorëve të ndershëm të SPAK që të vendosin në përgjim numrat tanë dhe të marrin masa për sigurimin e jetës.
Shkrimi i publikuar nga ShkodraNews:
Pse dyqanet Parrucë-Xhabije-Rus vazhdojnë të paguajnë gjobën mafioze të Bajrave
Shkodra djepi i kulturës, Shkodra asht dashni dhe bla bla të tilla shikon rëndom të shkruhen çdo ditë, por çfarë fshihet pas “maskës”? E vërteta është se Shkodra është një qytet i nënshtruar ku askush nuk guxon të flasë dhe qyteti “heroik” po lëngon.
Pse nuk merr askush guximin të shkruajë që dyqanet nga Parruca deri në Xhabije paguajnë gjobë të përmuajshme në formën e pagesës për roje. Po po gjithë bizneset me radhë paguajnë muaj për muaj disa fakira që sigurisht i marrin paratë nën emrin e bandave. 30 -50 mijë lek të vjetra është pagesa për shumicën e tyre ndërsa ato me xhiro më të lartë kanë dhe gjobën më të lartë. E njëjta situatë ndodh dhe me dyqanet e Rusit.
Po neve na lind e drejta të shtrojmë pyetjen, mirë se deri tani kanë patur frikë, po tani pse vazhdojnë të paguajnë? SPAK-u duket se i ka hyrë fuqishëm bandës së Bajrave. Ato që nuk janë në burg, nuk shihen më në Shkodër. Nëse dikush i ka parë, të na i dërgojë me foto në Whatsapp në numrin që kemi postuar në Facebook. Në të njëjtin numër ne na përshendetën me qetësi e dashuri nga Andorra.
Mund të ketë mbetur në Shkodër i ngujuar në pronat e babit ndonjë peshk i vogël por maksimumi e ka frikë ndonjë drejtoreshë simpatike, se kush tjetër jo.
Nga ana tjetër grupi rival nuk po humb kohë dhe ka nisur lëvizjet. Ku tjetër fillojnë manovrat përveç se nga policia. Lidhur me 2 fjalitë e fundit do ju informojmë ditët në vijim sepse për momentin duam të rilexojmë Kodin e Procedures Penale se kemi gjyq nesër. (lexo këtu)/ShkodraNews