Balla përsërit thirrjen ndaj SPAK: Nisni hetimet për Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes në selinë e Kuvendit.

Balla u ndal sërish te shpallja “non-grata” e kreydemokratit Sali Berisha nga SHBA dhe bëri sërish thirrje që SPAK të nis hetimet.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim mi bazuar në prova. SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Që ka arritur në këtë konkluzion. Është e papranueshjme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella.

S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim që ka ekzistuar para SPAK-ut. Unë kam kallëzuar nga SPAK edhe për OSSHE-ÇEZ dhe për kompleksin Partizani. Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me shkelje të pavarësisë. Është e vërtetë që pas shumë insistimi kam dhënë deklarimet e mia dhe nga ai moment kam kuptuar që të paktën për kompleksin Partizani ka marrë deklarimin tim”, tha Balla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej