Balluku: Ndërtesat pa leje do të konfiskohen

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi këtë të Mërkurë se ndërtime pa leje, apo me kate shtesë pa leje, do të konfiskohen.

Vendimi, shpjegoi ajo në një konferencë për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është marrë nga qeverisë.

Balluku tha se “të tilla ndërtesa do të konfiskohen për tu përdorur për interes publik, do ti jepet qytetarëve që preken nga projekte publike, do tu jepen familjeve në nevojë apo do të kalojnë si zyra”.

“Ky akt ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në vend ose siç ka një trend kohët e fundit për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë. Kjo kohë ka mbaruar. Ka një lloj sjellje që ndërtesa ka 7 kate, bëjmë 3 kate sipër dhe i legalizojmë më vonë. Kjo nuk do të ndodhë më, të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do të jepen si kompesim qytetarëve që preken nga projektet publike, ose të përdoren si fonde për qytetarët që shpronësohen”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi se në ditët në vijim do ketë komunikime të tjera publike për vendimin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej