Bardh Spahia, 4 muajt e kryetarit të një klani fanatik!

As nuk kishte dyshim që mandati i Bardh Spahisë nuk do të ishte më i mirë se i Voltanës. Kjo sepse ai e nisi keq, e nisi me një vrull, që as Voltana nuk e bënte hapur.

Voltana Ademi, në dy mandatet e saj në krye të bashkisë së Shkodrës i ka përçarë demokratët dhe ka mbrojtur një klan të sajin, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një klan shërbyes i qarqeve më të zeza kriminale të Shkodrës.

Por Voltana, këtë nuk e bënte aq hapur dhe mundohej ta kamuflonte këtë kartel që ngriti në qytet, i cili komandonte gjithçka që nga tregjet, tatimet, e për të mos folur për mafia-n e Velipojës, e cila ishte më e frikshmja. Kurse Bardh Spahia, me të ardhur në krye të Bashkisë, ka nisur më sëpatë të largojë të gjithë atë pjesë të Partisë Demokratike që nuk e ka ndihmuar në fushatë, duke i zëvendësuar me njerëz krejt të panjohur dhe me lidhje të errëta. Prej muajsh, Spahia është në një përplasje me LSI-në e Shkodrës, pasi nuk po mban premtimin për të emëruar nënkryetar të bashkisë, kreun e partisë së Ilir Metës në kryeqendrën e veriut.

Sipas burimeve, urdhrin për këtë vendim e ka dhënë Ilir Meta, i cili nuk e ka më me sy të mirë deputetin e LSI-së së Shkodrës, Agron Çela, i cili është autonom nga shefi i tij. Madje disa herë Çela nuk ka votuar si ka dashur LSI-ja në Parlament. Meta dhe Berisha nuk duan të forcojnë Çelën, dhe duan që këtë pjesë t’ia japin disa prej klaneve më të errëta të qytetit, të cilët janë “biznesmenë” dhe ish-anëtarë të këshillit bashkiak për disa mandate. Përkatësisht kartel i mafias që miraton lejet që duhen.

Në fakt sot Këshilli Bashkiak i Shkodrës është i pastruar nga ish- emrat e frikshëm. Edhe pse aty janë përfaqësues vetëm të PS-së dhe PSD-së të Tom Doshit, këshilltarët janë intelektualë të qytetit, me të cilët jo thjesht Bardh Spahia, por çdo kryetar bashkie do të kishte komoditet të punonte. Edhe pse janë kundërshtarë politikë, nëse do t’u ofrohen vendime normale e që shkojnë ndesh me interesat e mafias, do të ishte një sfidë e rëndësishme, që të paktën këta këshilltarë nuk do ta refuzonin.

Nga ana tjetër, ajo që është më e rëndësishme është se mundet që pikërisht nga kjo përbërje, të mos jepen leje ndërtimi apo konçensione që bien erë kriminale. Ndërkohë që Bardh Spahia ka nisur krehjen e trotuareve dhe pedonales së qytetit, duke larguar fakirët ambulantë që shesin me karroca apo në qoshe të rrugës, ka nisur një ndarje të interesave dhe koncensioneve në qoshet e errëta.

Por më e rënda është se Spahia i është futur me kazmë edhe qendrës historike të qytetit, duke nisur punime në pedonale, ku ka hapur gropa, që është një shenjë se ai po kërkon gjoba nga bizneset që kanë ngritur gjithçka prej vitesh, për të marrë diçka nga ato pak turistë që vizitojnë Shkodrën. Dhe më frikshmja tjetër është se i gjithë ky aksion po bëhet nën hundën e autoriteteve shtetërore, si Instituti i Momunenteve, i cili nuk thotë asgjë, e nuk ka bërë asnjë denoncim në polici. Ish- drejtor i Monumenteve të Kulturës në Shkodër Ervin Gjini, e ka denoncuar këtë fakt, duke e quajtur lemeri. “U shokova kur pashë, në mes të pedonales të hapur një gropë e të shënuar një tjeter për hapje dhe asnjë lajmërim apo tabelë për punime të autorizuara.

Mësova se dikush paska menduar të mbjellë pemë. Nese kjo është e vertetë ai që e ka menduar, ta kthejë mbrapsht dhe të konsultohet me vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe obsevarcionet e Institutit të Monumenteve kur u bë restaurimi”, shkruan ai. E gjithë kjo ndodh sepse Spahia nuk është një kryetar që ka marrë votat e shumicës së shkodranëve, por vetëm fanatikët e Berishës e Voltana Ademit, si dhe votat e gatshme të LSI-së. Të cilën e ka eleminuar, e tani po vepron si kryetar i një klani radikal e fanatik, që jo vetëm nuk ka asnjë logjikë e interes për qytetin, por as nuk sheh kur bën dëme si ky i pedonales sepse njerzit i ka gjithë ditën tapë nga alkoli e nga narkotikët.

Pasi janë realisht klani më i paarsimuar dhe i painteresuar për Shkodrën, një lubi kamikazësh që e kanë djegur dhe janë gati ta djegin qytetin për “legjendën”…/ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej