Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërkesën e këtij të fundit, për bashkëpunim që në territorin e bashkisë së Shkodrës, të mbillen pemë me para të fushatës së Partisë Socialiste.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Spahia zbuloi se i ka kthyer përgjigje ditën e sotme me një letër zyrtare Ramës, ku e pranon propozimin e tij për mbjelljen e pemëve edhe pse shtoi se e konsideron një tallje letrën e kryeministrit, pasi ai nuk është interesuar aspak për projektet e Shkodrës dhe për të ndihmuar këtë bashki.
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Kryeministri Rama ju ka dërguar letër dhe kërkon të mbjellë pemë në Shkodër me fondet e PS. Cfarë përgjigje keni, a do ti merrni këto pemë?
Bardh Spahia: E kam përcjellë edhe zyrtarisht një përgjigje. I kam përcjellë një person kontakti për të identifikuar vendin se ku do të vendosen pemët.
Ylli Rakipi: Sa pemë janë?
Bardh Spahia: Nuk janë thënë.
Ylli Rakipi: Epo do të vijë eksperti për këtë punë…
Enton Abilekaj: Ju keni edhe shumë hapësirë se nuk keni mbjellë 1 milionë pemë si Erion Veliaj.
Bardh Spahia: Jemi një prej territoreve me sipërfaqen më të madhe të gjelbër.
Enton Abilekaj: E ka bërë zoti Rama këtë gjë për cështje të tjera më të rëndësishme për Shkodrën?
Bardh Spahia: Jo. Ndoshta është thjesht një strategji e një fushate elektorale që vendos të startojë me pemë.
Enton Abilekaj: Në Shkodër ka probleme me përmbytjet dhe ju keni kërkuar fonde dhe zgjidhje dhe nuk keni marrë përgjigje. Për këtë cështje, pasi kryeministri ju lë një vit pa asnjë komunikim, ju thotë do të mbjellim pemë.
Bardh Spahia: Është pjesë e fushatës mediatike. Do të doja që cështje thelbësore dhe serioze të kishin vëmendjen dhe hapësirën e duhur nga kryeministri. Me marrjen e detyrës time, kam sunuar me cdo mjet dhe formë të hap Bashkinë e Shkodrës ndaj komunikimit jo vetëm institucional por edhe më tej, për të garantuar vëmendje të shtuar për institucionet e qeverisjes për të orientuar fondet drejt Bashkisë Shkodër. Gjatë këtij viti janë mbi 50 projekte konkrete të përfunduara dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ylli Rakipi: Nuk e morët si provokim?
Bardh Spahia: Nuk e mora si provokim, por si një tallje.
Shkodra me problematikat që përcjell, ka aspekte ku do të duhej vëmendja e kryeministrit dhe ndërhyrja e strukturave. Duhet të ishte një varg i gjatë komunikimesh dhe qeverisjes qëndrore, cka ka munguar.