Bardhi: Berisha gënjen, ka pasur komisionerë në çdo Bashki. Kolegët e dinë që Berisha s’fiton por thonë s’kemi çfarë t’i bëjmë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se PD duhet të shtojë radhët nëse kërkon të jetë fituese në të ardhmen.

Mes të tjerash, Bardhi hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët thanë se nuk kanë pasur komisionerë dhe numërues gjatë votimeve, duke theksuar se në çdo bashki ku PD nuk ka pasur kandidatë, komisionerët janë bashkuar për kandidatin e opozitës.

Më tej ia tha se kolegët e Sali Berishës e dinë që ai nuk  fiton, por sipas tij nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Kemi një statut që duhet të respektohet dhe nuk jam askush për të thënë që vlejnë apo jo. Ne duhet të shtojmë radhët tona nëse duam të jemi fitues. Kam biseduar me kolegët pranë Berishës, ka qenë Paloka por ka pasur dhe kolegë të tjerë.

Nëse shkon te kafeja e parlamentit do i shohësh kolegët nga të dyja palët që ulen me njëri-tjetrin. Mos të bëjmë teatër. Ka kolegë që thonë se Berisha nuk sjell fitoren por nuk kemi çfarë bëjmë. Unë kam zgjedhur ta them hapur atë që mendoj.

Thanë që u lanë pa komisionerë, por kjo është e pavërtetë. Në çdo bashki ku PD nuk ka pasur kandidatë, komisionerët janë bashkuar për kandidatin e opozitës ndërsa numëruesit janë caktuar një për një nga kandidatët.

Merreni Igli Carën dhe pyeteni kush i ka caktuar numëruesit, merreni Boçin. Edhe në Vaun e Dejës ku ishin dy kandidatë, janë ndarë anëtarët e komisionit. PD nuk bëhet  dot fituese në konflikt me partnerët tanë strategjikë”, u shpreh Bardhi në News 24.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej