Bardhi i Aliut anulon 3 herë tenderin e pastrimit të Shkodrës, 4.2 milionë Euro; për të rritur pazarin (dokumente)

Sadri Abazi që ka monopolin e pastrimit të Shkodrës, i ka ofruar 15%, aq  sa i ka dhënë dhe Voltanës, por “kaçurrelsi” kërkon dyfish; pazar që tregon, se djali Aliut dhe “furça” e Saliut, është bërë Kryetar Bashkie për të vjedhur e për të shtuar pasuritë që i la babai me piramidat e korrupsionin në vitet 1992-’96, por dhe ato që Bardhi zhvati vetë, kur ishte zv/ministër e drejtues i lartë në Shëndetësi

Kryebashkiaku kalimtar i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, prej 3 muaj e gjysmë ka kapur “për fyti” një tender plehrash miliona Euro, dhe po e vërdallis me lloj-lloj marifetesh prej xhambazi, deri sa t’i shkëpusë një “llokmë” të madhe, prej firmës private që po e kërkon.

Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit të Zonës Qëndrore të Qytetit të Shkodrës, me fond limit 4.2 milionë Euro me TVSH, shpallur për herë të parë më 4 prill 2002, ose vetëm 4 ditë pasi Bardh Spahia filloi detyrën e kryebashkiakut.

Këtë tender, djali Aliut e ka ofruar në formë koncesioni për 4 vite, kur sipas ligjit “Për Prokurimet”, nuk lejohet të hartojë, shpallë e jap tender shërbimesh publike më tepër se 1 vit.

Tenderi dhe kontrata, duhej të ishim mbyllur brenda datës 30 qershor 2022 e më 15 korrik, të kishte nisur kontrata e re e pastrimit të mbetjeve në qytetin e  Shkodrës.

Por  kryetar Bardhi, për shkak pazaresh e ka anuluar e shtyrë 3 herë dhe së fundi më 13 korrik, duke përdorur marifetin e mos paraqitjes së asnjë oferte të vlefshme e për gjoja gabime teknike.

Të gjitha anulimet, i ka bërë para datës së caktuar për dorëzimin e ofertave, gjë që tregon se kemi të bëjmë me pazare të zeza, që Bardhit nuk ia kanë “kënaqur” oreksin.

Psh., tenderin e shpallur më 4 prill e afat dorëzimi ofertash më 30 prill 2022, Bardhi e ka anuluar 1 javë para zhvillimit të garës, me justifikimin se ka pasur pasaktësi në përllogaritje e specifikime, ndërkohë që dhe njoftimi i dytë ishte me të njëjtin fond limit e të njëjtat specifikime.

Njoftimin e dytë të tenderit, Bardhi e ka bërë në datën 18 maj 2022 me të njëjtën vlerë 4.2 milionë Euro, dhe me afat dorëzimi ofertash brenda datës 29 maj, por e ka anuluar pas 3 ditësh në zyrën e tij, pa e çuar fare për shpallje në Buletinin e Prokurimeve Publike.

Njoftimin tretë e ka shpallur më 27 qershor, dhe me afat dorëzimi ofertash e zhvillim gare më 25 korrik, por e ka anuluar më 13 korrik, ose 12 ditë para zhvillimit të tenderit.

Sipas tij, shkak janë gabimet në hartimin e specifikimeve teknike, por fakti që tenderi i pastrimit është shtyrë 3 herë me të njëjtat justifikime, tregon se nuk janë bërë gabim specifikimet.

Por sepse djali i Aliut dhe “furça” e Saliut, nuk ka rënë në ujdi me firmën e pastrimit, për “llokmën” që duhet të fusë në xhepin e tij, nga vlera e tenderit 4.2 milionë Euro fond limit, që prej 8 vitesh jepet me negocim, pa shpallje e pa garë.

Firma që ka monopol pastrimin qytetit të Shkodrës, është “Alko-Impex General Construcion-S hpk” e nipit të ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, i cili tenderin e fundit e ka marrë më 14 janar 2022 nga Voltana Ademi, me vlerë 682 mijë Euro me TVSH për 6 muaj.

Dhe tenderin 4.2 milionë Euro për 4 vite pastrim, do ta marrë kjo firmë, por tenderi po shtyhet, ngaqë Sadriu i ofron Bardhit 15% të pjesës, aq sa i ka dhënë dhe Voltanës, ndërsa djali i Aliut kërkon dyfishin, që do të thotë 30% e vlerës 4.2 milionë Euro.

E ka rritur “llokmën”, sepse do ta tolerojë te pastrimi, mirëpo Sadri Abazi, e di që Bardhi është dhe 8 muaj kryetar; ndërsa 3 vitet e tjera të kontratës, do paguaj te kryetari pasardhës.

Mirëpo, djali i Aliut po bën hesapet e tij, mes tyre nxjerrjen e 500 milionë lekëve, që harxhoi për të blerë vota më 6 mars, dhe ato që pagoi për “revolucionin” anti-SHBA të Foltores./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej