Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tashmë ka përfunduar lokaleve duke takuar njerëz pasi askush nuk i ka mbetur pas vetes. Por një detaj që vihet re është se Basha në lokal është ulur me një person të dënuar për vjedhje në Itali.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje dhe dështimeve për 9 vite me radhë në krye të PD, Basha kafet i paraqet si takime me bazën.
Ish-kreun e partisë më të madhe opozitare e braktisën edhe të vetët të cilët i kërkuan largimin nga drejtimi i PD-së.
Lulzim Basha akuzohet si njeri i shitur tek qeveria dhe i përfshirë në pazare ndërsa thuhet po nga të vetët se ai nuk e ka dashur kurrë fitoren, por vetëm ka mashtruar demokratët për vite me radhë.