Lulzim Basha ka reaguar pas kritikave dhe akuzave të lëshuara në drejtim të tij lidhur me Kuvendin Kombëtar të mbajtur dje.
Basha ka larguar gjithë mbështetësit e Berishës nga strukturat, ndërkohë që ndaj tij ka pasur sulme e akuza na media dhe nga vetë deputetë të PD.
Basha në rrjetet sociale shprehet se PD u krijua për tu shërbyer qytetarëve dhe jo interesave personale, duke “thumbuar” Berishën.
“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.
Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”, shkruan Basha.