Bastet: Fundi i marrëzisë apo marrëzia e fundit

Në muajt qershor- dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama ka folur nga 3-4 herë në ditë e në çdo seancë parlamentare, për urgjencën e mbylljes së basteve, duke i quajtur “marrëzi popullore” që po shkatërronin familjet me pasoja kriminale.

Për të çuar deri në fund skenarin e tij djallëzor, me prapaskenë qëllimin për t’i marrë vetë si monopol, Edi Rama thoshte, se kishte mijëra ankesa e kërkesa nga gratë për të mbyllur bastet, por edhe nga policia, OJF-të e banorët ku ishin pikat e basteve.

Madje, për të përligjur projektligjin, gjoja bëri konsultim publik, për të cilin vetë Babloku tha se 99% e shqiptarëve votoi për mbylljen basteve, e më 1 janar 2019 i mbylli, ndërsa më pas publikonte çdo ditë në FB, ERTV e televizione, gra që e uronin dhe e quanin “Shpëtimtar”.

Por prej 1 viti, Edi Rama, Olsi, Gaz Demi dhe grupi i tyre mafioz i kullave, trafikimit të drogës, pastrimit të parave dhe ish-monopolistë të bixhozit, të përfaqësuar nga Fidel Ylli në maskën e Kryetarit të Komitetit Olimpik, kanë filluar skenarin e rihapjes së basteve.

Ja dyfytyrësia që zbulon skenarin mafioz të Edi Ramës, për të marrë monopolin e basteve:

1. Në vitin 2018, bastet i quajti “marrëzi popullore” me pasoja të rënda familjare e kriminale dhe gjoja bëri këshillim publik, duke deklaruar se populli kërkon mbylljen e tyre.

2. Para 3 muajsh hartoi projekt-ligjin për ri-hapjen e basteve, ndërsa para 5 ditësh, gjoja shpalli konsultimin publik, nëse shqiptarët duan të rikthehen bastet, konsultim të cilin Babloku do ta nxjerrë “pro” basteve.

Sipas Edi Ramës dhe trafikantit, sekserit e tellallit të tij Fidel Ylli, me rihapjen basteve qeveria fiton 20 milionë Euro në vit, mirëpo biznesi i basteve gjeneron afro 150 milionë Euro në vit, që do të thotë se 130 milionë Euro do t’i përlajnë ata që do marrin licencat si grup monopol.

Mjafton kaq, për të kuptuar se kur Edi Rama zbatoi skenarin e mbylljes së basteve, i quajti “marrëzi për popullin”. Ndërsa tani që po i rihap, i quan ndihmë për buxhetin e shtetit, kur në fakt janë mrekulli e parajsë miliardash për Edin, Olsin, Fidelin, Gaz Demin dhe grupin e tyre.

Më rihapjen e basteve, doli sheshit skenari mafioz, që bastet u mbyllën jo si masë për të shpëtuar familjet shqiptare nga shkatërrimi dhe pasojat kriminale, siç e propagandoi Edi Rama, por si qëllim për t’i hapur rrugën eleminimit të Ervis Martinajt e për t’i marrë vetë si monopol.

Po brenda bandës së basteve, që do marrë 1 nga “thelat” e këtij monopoli, është edhe kompania “Bast Arena” njohur si “Balena Blu” me  qendër në Durrës, ku aksionerë në “hije” janë përsëri Olsi Rama e Gaz Demi; ndërsa aksionerë në QKB, janë turqit Suleyman Cihan e Ibrahim Aktas.

Kemi informacion, se në biznesin e basteve, do futet dhe Luftar Hysa nga Belshi, një ndër bosët e kartelit meksikan “El Chapo”, të cilin kryeministri Edi Rama e ka mik personal dhe më 20 dhjetor i ka dhënë licencë kazinoje në Vlorë./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej