Para pak ditëve një burim i tha ShkodraNews se Benet Beci ka shkarkuar mbi 300 punonjës nga Ujësjellës-Kanalizime SHkodër.
Ne u thelluam dhe u interesuam pranë Drejtorisë Rajonale së Tatimeve SHkodër. Na rezulton se Beci ka hequr nga puna 326 persona sipas dokumentit më poshtë.
Problemi qëndron se asnjë nga të larguarit nuk ka marrë dokumentin e shkarkimit por po vazhdon punën i qetë. Manipulatori Beci po tenton t’i sistemojë ku të mundet të gjithë stafin aktual për t’i marrë votat në zgjedhjet e ardhshme.
Cilido nga 326 personat që janë shkarkuar dhe ka marrë ndonjë dokument shkarkimi të na e nisë në numrin e Whatsapp-it: +382 68 622 144 /SHkodraNews