Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet ekstremisti. Ja si e organizonte punën

SPAK ka arrestuar një person, që bënte thirrje për të kryer akte terroriste dhe nxitje të urrejtjes në rrjetet sociale.

Bledar Zeneli u prangos, pasi dyshohet se ishte mbështetës i ISIS.

Njoftimi i SPAK:

Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00,nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z,si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjessë urrejtjes ose grindjeve “ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Anti-terrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej