Bënte thirrje për sulme terroriste, SPAK urdhëron prangosjen e Gentian Çollakut

Prokuroria e Posaçe kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka kërkuar GJKKO masën “arrest me burg” për shtetasin Gentian Çollaku, masë e cila është ekzekutuar ditën e sotme.

Në njoftimin e SPAK, mësohet se pas një hetimi të kryer me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit kanë dyshime se Çollaku bënte thirrje terroriste.

Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja”, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’’arrest në burg’’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim G. Ç. pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej